Një përballje me emocione u zhvillua takimi mes Korabit dhe Dinamos, sfidë e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Parë përfunduar me shifrat 2-2. Dibranët do të barazonin në minutën e 94′, ndërsa ndeshja u mbyll me tension.
Vendasit u gëzuan me këtë barazim, ndërsa te Dinamo kishte tension, ndikuar nga arbitrimi me të cilët blutë nuk ishin dakord.Policia ka ndërhyrë për të qetësuar gjakrat duke rrethuar trajnerin Nevil Dede dhe stafin e tij.