Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se fasha e 800 kwh do të vendoset pas analizimit të situatës të energjisë elektrike në vend.
Po ashtu ajo ka theksuar se situata hidrike në vend nuk është e mirë, ku liqeni i Fierzës, është nivelin e 268 metrave.
Postim i Ballukut:
Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh.
Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim & bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh.
— Belinda Balluku (@BallukuBelinda) October 31, 2022