Është ndarë nga jeta para tre ditësh në moshën 87-vjeçare, ylli i muzikës botërore Jerry Lee Lewis.
Ky i fundit i cilësuar si pionieri i paprekshëm i rock ‘n’ roll-it, vdiq të premten në mëngjes.
Jerry Lee Lewis ishte i mbijetuari i fundit i një brezi interpretuesish novator që përfshinte Elvis Presley, Chuck Berry dhe Little Richard.
Ylli i muzikës vdiq në shtëpinë e tij, tha përfaqësuesi Zach Farnum në një njoftim.
Lajmi erdhi dy ditë pas publikimit të një raporti të gabuar të TMZ për vdekjen e tij, të tërhequr më vonë.
Baladat e buta u liheshin më së miri njerëzve të vjetër.