Kryeministri Edi Rama, në takimin e tij me qytetarët në Ersekë mbrëmjen e sotme, u ndalua tek akuzat e opozitës lidhur me udhëtimet e kryera nga ai jashtë vendit.
Rama tha se e vërteta është ndryshe dhe se nuk kanë kushtuar as sa gjysma e udhëtimeve të kreut të PD Sali Berisha gjatë kohës kur ishte kryeministër.
“Gënjejnë shpifin edhe me ndihmë e disa ekraneve që i bashkon interesi i parasë. Mbushin shtëpinë e njerëzve me gjithë farë lloj fabrikimesh dhe shpifjesh. Janë vënë aty për të propaganduar që duhet ikur nga Shqipëria pasi është llum, korrupsion. Por ne kemi shumë për të bërë sepse e kemi rritur ekonominë edhe pagat. Patjetër që jo çdo gjë e kemi bërë më së miri, patjetër kemi bërë gabime, por të krahasosh Shqipërinë sot me atë para disa vitesh dhe të thuash që gjërat kanë shkuar keq, duhet të jesh i verbuar nga urrejtja. Flasim për korrupsion, patjetër që ka korrupsion ën Shqipëri, por para disa vitesh ju të gjithë duhet të shkonit në radhë për të marrë certifikatë, sot Shqipëria jo duke e thënë unë, por me atë që thotë Raporti i zhvillimit të shërbimeve publike digjitale është në vendit e tetë. Sot bota ka shkuar në Hënë ju merreni akoma me ujin, me se të merremi t’i lëmë njerëzit pa ujë, por si t’ja bëjmë ne që të tjerët nuk e bënë. Që nga ’91 ua premtuan ujë 24 orë dhe gjithmonë e më pak ujë u erdhi ju, është përgjegjësia jonë kjo? Jo. Ne thamë që do t’ju sjellim ujë 24 orë dhe ua sollëm në të gjithë zonën në Ersekë. Flasin për 22 mln euro udhëtime me taksi fluturuese. E vërteta është ndryshe është që faturat e udhëtimeve të mia janë më pak se gjysma e udhëtimeve të atij që nuk dua t’ja përmend emrin se është gjithë ky ujë i pastër dhe kam frikë mos mban erë pastaj, kur ishte kryeministër. Shikoni me çfarë pafytyrësie tallen me ata që i ndjekin nga pas dhe verbërisht gënjehen nga gënjeshtra pas gënjeshtrash dhe harrojnë se ky vend është këtu ku është për arsye se sot, ka fatin që më në fund të ketë miqtë e duhur dhe si mundet ky vend të vërë në diskutim në zgjedhje që nuk ka lënë të keqe pa i bërë këtij vendi dhe miqve tanë më të mëdhenj që thonë se më këtë personazh nuk duan të kenë të bëjnë sepse është i korruptuar . Çfarë duhet të ndodhë më shumë për t’u distancuar përfundimisht jo vetëm nga një person por edhe nga një grup personash që kanë bisht, njerëz me bisht që janë gati të kafshojnë deri në kufoma. Për çfarë shqyhet një kufomë duke thënë i vrau shteti, për t’i nxitur njerëzit kundër shtetit dhe për të bërë përmes kufomash shërbimin e atyre të rublave. Tani që mos ta zgjas se mua pra më keni këtu edhe në tv mund t’ju dal. Dua t’u them bëni kujdes të zgjidhni njerëzit e punës se pse është puna që e mban Shqipërinë dhe jo kriminelët. Rruga jonë është e qartë të bashkuar dhe jo thjesht mes gjithë atyre që na besojnë, por edhe më të tjerë”, tha Rama.