Kim: SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme të punojnë për të çuar para demokracinë

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka deklaruar se SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme të punojnë për të çuar para demokracinë.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja u shpreh se është e lumtur të kthehet në Tiranë pas Dialogut Strategjik.

“E lumtur të rikthehem në Tiranë pas Dialogut Strategjik javën e kaluar, i cili u mundësoi zyrtarëve të lartë të dy vendeve tona të forcojnë bashkëpunimin në gamën e çështjeve: sigurinë rajonale dhe globale (përveç si Aleatët e NATO-s dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së), bashkëpunimi në mbrojtje…(përfshirë sigurinë kibernetike), integrimin europian, reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit, energjinë dhe ndryshimet klimatike, tregtinë dhe investimet. Takime me Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë, Energjisë, të Thesarit dhe Shtëpisë së Bardhë.

SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Le të fillojmë punën dhe le të vazhdojmë të ecim përpara”, shkroi ambasadorja Kim.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *