Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballën janë përplasur pasditen e sotme në Kuvend, ku kryedemokrati paralajmëroi socialistin se ditën e protestës s’do të ketë ‘vrimë miu ku të fshihet’.
Berisha tha se protesta e 12 nëntorit do të jetë gjyqi popullor ndaj qeverisë.
“Ai thotë se ka informuar Air Albania, në një kohë kur nuk funksionon prej 3 vitesh. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm? Si mund të diskutohet këtu? Kemi të bëjmë me një grup njerëzish të cilët vjedhjet e pasurive publike të shqiptarëve jua kanë mbyllur sytë, veshët, nuk dëgjojnë asgjë. 12-ta po vjen. 12 nëntori është gjyqi i madh që shqiptarët do ju bëjnë juve. Boll u tallët me shqiptarët. Boll i shkelmuat ata dhe i përzutë nga vatra e tyre. Mjaft është mjaft. Vrimë miu s’do gjesh atë ditë (ballës) dil po ta mbajti. Do të gjejmë. Zyrën do ta tregojmë. Do të gjejmë.”, tha Berisha.