Eksperti sigurisë Besmir Semanaj ka komentuar sulmin kibernetik në vendin tonë, ku ka deklaruar se akoma ka disa sisteme në nuk punojnë.
Semanaj tha se sistemi i pagesave të gjobave nuk funksionon dhe se kontrolli i pasaportave bëhet manualisht. Sipas tij më 25 shtator serverat e rëndësishëm shtetërore sulmuan infrastrukturën në Kosovë.
“Më shqetësoi shumë dalja e të dhënave më datë 17 tetor, ku u tha se dolën të dhënat e numrave telefonikë të qytetarëve. Ato janë të dhënat personale të të gjithë shqiptarëve dhe të të miturve. Nëse kontrolloj të dhënat, janë të dhëna dhe të dy vajzave të mia. Data e të dhënave kërkon me aplikimin e tyre për pasaportë. Kjo është e rrezikshme. Dje kishim daljen e të dhënave dhe të targave të makinave. Këto nuk janë të dhëna siç dolën me patronazhistët. Aty kishim shumë targa. Sot në kthim nga Vjena më bën përshtypje dy gjëra pas mora një gjobë. Polici më tha; po ju gjobis, por sistemi i gjobave nuk punon dhe nuk e paguani dot. Në momentin kur kalova për të vulosur, kontrolli bëhej manual, dhe nuk kishte lexim të pasaportave. Kjo është e konfirmuar dhe nga policët.
Më datë 25 shtator, serverat e rëndësishëm të shtetit shqiptar kanë sulmuar infrastrukturën e Kosovës. Kjo është e vërtetuar dhe nga kolegët e Kosovës. S’kemi asnjë alarmim qeveritar. Kemi dy raporte që hodhën dritë mbi atë se çka ndodhën. Deri më 25 shtator, për sa kohë se besoj se qeveria shqiptare ka sulmuar Kosovën, por hackerat. Kanë kaluar të mërkurën në darkë dhe të shtunë.”, tha Semanaj.