Koha për Kristjan Asllanin, Inzaghi: Po rritet shumë, ndaj Bayernit mund të jetë ndeshja e duhur për të

Kristjan Asllani ishte një nga transferimet më sensacionale të Interit në merkaton e verës. Gjithsesi, mesfushori shqiptar nuk u preferua shumë nga trajneri Inzaghi dhe minutat në fushë për të ishin të pakta.Duke qenë se ndeshja e nesërme me Bayern Munchen nuk ka peshë të madhe pasi kualifikimi në Champions League është siguruar, lojtarin kuqezi mund ta shikojmë në fushë.

“Është një moment (rasti i humbur me Barcelonën) që ai e ka lënë pas vetes. Asllani po rritet shumë. Çalhanoglu po bën mirë si një ‘playmaker’ në thellësi, por nesër mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin. Qoftë si një shkatërrues, ashtu edhe si një ‘playmaker‘ në thellësi“ – tha trajneri i Interit, Simone Inzaghi para ndeshjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *