Policia e Vlorës dhe seksioni i krimeve kanë zbarkuar në këto momente në një pallat në qytet pranë shtëpisë se oficerëve në Vlorë.
Policia e Vlorës po kontrollon sipas informacioneve për një person në kërkim, por nuk dihet ende se për kë bëhet fjalë. Kontrolle po kryhen në katin e pestë të një pallati.
Mësohet se në katin ku po kryhen kontrollet, dera ka qenë e mbyllur dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të hapur derën.