Policia greke ka arrestuar ditën e djeshme, 45-vjeçarin e shpallur në kërkim Spartak Dyrmishin i cili akuzohet se ka përdhunuar gruan 34-vjeçare në Athinë.
Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes, Takis Theodhorikakos i cili përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se Dyrmishi është arrestuar falë bashkëpunimit me organet shqiptare.
“Muaj të mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet nën prangat e Policisë Greke. Ai do të dalë para drejtësisë greke për veprimet e tij, çnjerëzore dhe kriminale”, ka shkruar ai.
Mësohet se policia shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.