Protagonistët e një ndër emisioneve më të ndjekura në Shqipëri ‘Përputhen’, edhe pse është drejt mbylljes së sezonit, vijojnë të na surpriozojë dhe habisin me deklaratat e tyre aspak të zakonshme. Sot ishte radha e Blerimit i cili i ftuar në një studio televizive ka pohuar se ka pëlqim për moderatoren e emisionit, Bora Zemanin.
Blerimi tha se do kishte pasur shumë dëshirë që moderatorja Bora Zemani të ishte pjesë e konkurrenteve pasi sipas tij ajo është një vajzë e bukur, shumë e mirë me të cilën të gjithë do donin të dilnin.
“Më vjen keq që Bora nuk ishte konkurente, është shumë e bukur dhe shumë e mirë. Kush nuk do të donte të dilte me të”, u shpreh Blerimi.
Kur gazetarja Erjona Rusi e ka pyetur nëse ka qenë Bora vajza që ka pëlqyer më shumë në ‘Për’puthen’, Blerimi e ka konfirmuar. Nuk dihet nëse Bora do të reagojë pas kësaj deklarate apo do mbajë qëndrim e neutral si moderatore e emisionit pa e përzier atë me UN-in e saj.