Udhëtimet me charter/ Rama reagon ndaj akuzave: Kam dhënë informacion, boll me shpifje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave të opozitës lidhur me udhëtimet me charter.

Rama në ‘Twitter’ shkruan se ai ka bërë transparencë në lidhje me shifrat por opozita vazhdon dhe hedh akuza.

Sakaq thekson se shpifja po bëhet për të nxitur sherr e konflikt, pasi sipas tij shifrat e raportuara nuk janë të vërteta.

Postimi i plotë:

I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot ,ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *