Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasteriu ka reaguar në lidhje me kancerin e gjirit, pasi dje ishte dita e fundit nga Tetori Rozë.
Manasterliu në ‘Facebook’ shkruan se përgjatë gjithë tetorit rreth 13 mijë gra kanë kryer mamografinë falas.
Sakaq i bën thirrje grave e vajzave për të mos e neglizhuar kontrollin e gjirit edhe muajve të tjerë të vitit.
Postimi i plotë:
Me lajmin e mirë se 13 mijë gra kanë kryer mamografinë falas vetëm gjatë #TetoritRozë ? i ftojmë të gjitha gratë të mos e neglizhojnë kontrollin e gjirit edhe përgjatë muajve të tjerë të vitit, duke rezervuar orarin për #mamografinë falas, përmes mjekut të familjes.