Biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer pritet të dalë sot para Gjykatës, pasi akuzohet se ka përfituar rreth 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat.
Burime për median bëjnë me dije se pas vendimit të gjykatës, Ozer do të ekstradohet drejt shtetit turk.
Turku u arrestua më 30 gusht të këtij viti në plazhin e Himarës. Rezulton se Ozer ishte themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex ku papritur mbylli papritur aktivitetin, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.
Ozer akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.