Presidenti Vladimir Putin njofton se Rusia do të pezullojë marrëveshjen për transportin e grurit të Ukrainës.
Mediat e huaja raportojnë se Putini e ka pezulluar marrëveshjen por është i hapur për një bashkëbisedim, për të pasur një tjetër marrëveshje e cila do të lejonte kalimin e anijeve ukrainase që të transportojnë grurin në Detin e Zi.
Raportohet se rreth 12 anije që përmbanin 354,500 ton ushqim, përfshirë grurin janë larguar nga portet e Detit të Zi.
Nga ana tjetër, ministria e infrastrukturës në Ukrainë pohon se ekziston mundësia e një urie masive, nëse Putin nuk do të lejojë anijet që të transportojnë rreth 40,000 tonë drithë.