Projekti për aksin Qukës-Qafë Plloçë/ Shehu nga Komisioni: Ka disa hije dyshimi, pse shuma shtesë kap 50%?

Komisioni për Politikën e Jashtme është duke u mbajtur këtë të martë, ku po diskutohet projekti për aksin Qukës-Qafë Plloçë.

I pranishëm në këtë Komision, deputeti i PD Tritan Shehu ka ngritur disa pyetje ku theksoi se në propozimin e buxhetit 2023 ka disa hije dyshimi.

Sakaq theksoi se vlera prej 50% shtesë që është parashikuar për këtë rrugë është tepër e madhe.

“Ne nuk jemi specialist por Komisioni i Jashtëm, por duken disa hije. Kam disa pyetje, a nuk ju duhet shumë e madhe shtesa, shkon 50%. Një shtesë e pakuptueshme dhe në material nuk sqarohet. Shtesa duhet të ishte 10-15%. 7 vite nga fillimi pse nuk është kërkuar më përpara, sa ka qenë vlera e planifikuar e kësaj rruge. Këto të krijojnë dyshime dhe kam pyetje: Ka probleme teknike? Nuk na përkasin ne por më lindin këto mjegullnaja”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *