Projektbuxheti/ Duma-Muzhaqit: Duhet ta dini rolin tuaj! Pa logjikë të mos pyesësh ministren e Rinisë për rininë

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, po zhvillohet ditën e sotme për të diskutuar për vijimin e shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023” me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Gjatë mbledhjes në Komison, deputetja e PD-së Grida Duma i është drejtuar ministres së Rinisë Bora Muzhaqi se duhet të shpjegojë se çfarë masash janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve.

Pjesë nga debati:

Grida Duma: Më shumë se 40 mijë të rinj i mungojnë Shqipërisë për pesë vite. Si e adresoni ju këtë problem për rininë. Kjo është çështja që u ngrit. Rinia po e lë këtë vend. Është ulur lindshmëria dhe kanë ikur të rinjtë, ju si e adresoni këtë problem? Pa logjikë të mos pyesësh ministren e Rinisë për rininë.

Bora Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë tek forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave. Kemi kërkuar një konsultime me organizata rinore, sa i përket ligjit të vullnetarizmit dhe jemi në pritje nga ky Komision.

Grida Duma: Si thatë?

Muzahqi: Po e përsëris për ta rikujtuar.

Grida Duma: Jo jua kemi rikujtuar ne.

Muzhaqi: Por nuk na ktheni përgjigje.

Grida Duma: Sepse nuk jemi ministri me portofol. Ju prisni si Ministri që ky Komisioni t’ju takojë ju me grupet e biznesit? Procesin e dëgjesës e kemi bërë dy herë. Si ministre e Shtetit keni punë të vështirë sepse nuk jeni dot ekzekutive. Që i kërkoni këtij Komisioni që juve t’ju marrë grupet e interesit këtu!? Nuk di.

Bora Muzhaqi: Herën e fundit më keni thërritur mua. Ne kemi për detyrë të bëjmë komente.

Grida Duma: Ka kaluar koha e komenteve. Ju duhet të ktheni përgjigje këtu. Duhet ta keni të qartë rolin tuaj.

Bora Muzhaqi: E kam shumë të qartë.

Grida Duma: Nëse e keni të qartë mos e ngatërroni vetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *