Një anije me 59 emigrantë shqiptarë është fundosur këtë të martë në gjirin e Evia-s, Greqia qendrore.
Mediat greke bëjnë me dije se anija ka humbur gjurmët, ku për pasojë rojet bregdetare po kërkojnë për gjetjen e të zhdukurve që ndodheshin në anijen që po udhëtonte Smyrna-s në bregun perëndimor të Turqisë.
Mësohet se deri më tani janë shpëtuar vetëm 9 prej personave që ndodheshin në bord, prej 68 që ishin në total.
Raportohet se emigrantët vinin nga Afganistani, Egjipti dhe Irani. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga kushtet e pafavorshme të motit, me erëra të forta.