Mbillnin parcela kanabisi në Greqi/ Arrestohen 2 shqiptarë, 2 të tjerë në kërkim

Gjatë kontrollit dhe monitorimit të autoriteteve policore në Greqi për kultivim dhe përdorim të lëndëve narkotike, janë arrestuar 2 të rinjtë me origjinë shqiptare dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pasi, akuzohen për kultivues të lëndëve narkotike në zonën e Kiklis, në Thesaloniki të Greqisë!

Mësohet nga mediat Greke se gjatë kontrolleve intensive të bëra për një javë janë sekuestruar 2606 fidanë kanabisi, 1 automatik dhe 2 pistoleta.

Kjo sasi e konsiderueshme e fidanëve të kanabisit, u konstatuan pas dy kontrolleve të rrepta të bëra nga autoritete policore vendase në vendin fqinjë, ku përkatësisht më 19 maj u gjetën 1431 rrënjë kanabisi, ndërsa në operacionin e sotëm u zbulua edhe një plantacion tjetër me 1175 rrënjë kanabis.

Parcelat në të cilën kultivoheshin kanabisit mësohet se ishin krijuar nga një grup shqiptarësh, dhe se këta parcela nuk ishin larg njëra-tjetrës. Në afërsi të këtyre parcelave, gjithashtu autorët e përfshirë në këtë vepër penale kishin ndërtuar dhe një kasolle të fshehur mes pemëve të dendura në pyll.

Gjatë kontrollimeve policore në këtë kasolle janë gjendur veshje, ushqime dhe sende të ndryshme, të cilët autorët i përdornin gjatë kohës që qëndronin aty për tu shërbyer fidanëve të kanabisit.

/priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *