Foto/ Përdhunoi 34-vjeçaren në Athinë, kjo është banesa e Spartak Dyrmishit në Vlorë

Spartak Dyrmishi, i cili u arrestua ditën e djeshme dhe iu dorëzua autoriteteve greke, po mbahet në një qeli në qendër të Athinës.

Pritet që 45-vjeçari në orën 17:00 të ditës së nesërme të transferohet në gjykatë. Sipas mediave greke, shqiptari gjatë rrugës për në Athinë ka qenë plotësisht i qetë.

“Ai është në botën e tij. Sikur nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pse po akuzohet”, tha një burim policor për median greke.

Përdhunuesi i cili u arratis në atdhe për t’i shpëtuar policisë greke u fsheh në qytetin e Vlorës, aty ku ka banuar pasa se të shkonte në emigrim.

Në banesën që ai ka në qytetin bregdetar momentalisht banojnë qiraxhinj.

I arrestuari është i divorcuar me dy fëmijë. Ish-bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë në Shqipëri. Në Athinë ai jetonte me nënën e tij, e cila pasi mori vesh lajmin e rëndë tha se “nuk e pranon as të vdekur”. Vetë ai nuk punonte, ndërsa mësohet s ekonsumonte edhe alkool.

Mediat greke raportuan 45-vjeçari ishte bërë i dhunshëm dhe dyshohet se kishte rrahur edhe nënën e tij brenda shtëpisë ku jetonin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *