Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar prej dy vitesh.
Shtetasi me iniciale R.Z., akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi i ka djegur gomat një automjet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan për llogari të DVP Vlorë, shtetasin R. Z., 29 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Më datë 06.11.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, 29-vjeçari ka djegur gomat e automjetit të një shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.