Autoritet belge janë vënë sërish në lëvizje lidhur me Kevin Zeneli alias Suçi, i shpallur në kërkim pas dëshmive të vëllezërve Indrit e Gentian Beqiri.
Zeneli po kërkohet nga policia belge si autori i atentatit ndaj Erjon Hasanbelli në Belgjikë, teksa dyshohet se fshihet në Shqipëri si dhe kanë kërkuar informacion për lidhjet shoqërore të tij. Sakaq i riu konsiderohet si krahu i djathtë i Kasandër Nogës, një personazh i njohur të botës së krimit.
Kasandër Noga, është autori kryesor i dyshuari plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel teksa është arrestuar në Vjenë. Ndaj dhe dyshohet se Noga ka porositur Zenelin për të vrarë vëllain e Erjonit, Geron Hasanballiun por që u ngatërrua shënjestra duke i marrë jetën një tjetri, Erion Çelës.