Kanye West i ka zhvendosur zënkat nga në rrjetet sociale, në jetën e përditshme. Reperi u filmua duke u grindur me një prind në lojën e futbollit të djalit të tij Saint në Los Angeles.
Në disa pamje të siguruara nga mediat e huaja duket 45 vjeçari, i cili është përballur me reagime publike dhe pasoja profesionale për sulmin e tij të komenteve antisemitike, duke pasur një shkëmbim të ashpër me një individ të paidentifikuar.
Kim Kardashian ndodhej aty fizikisht për të mbështetur djalin e saj. Miliarderja u ul në një karrige në lëndinë e rrethuar nga sigurimi, por nuk bëri asnjë reagim në lidhje me incidentin.
Një grua tjetër, e cila dukej se ishte një mike e familjes, iu afrua West dhe i tha diçka që e shtyu reperin të dilte nga fusha.
Një dëshmitar tha për ‘TMZ’ se West iu deshën disa minuta për t’u qetësuar dhe u kthye përfundimisht për të parë pjesën tjetër të lojës së Saint pa ndonjë dramë të mëtejshme.
Tërhoqi vëmendje fakti që Kim dhe Kanye nuk folën me njëri-tjetrin për asnjë moment gjatë kohës që ndodheshin në një ambient.
Në vazhdën e antisemitizmit Kanye West humbi një sërë partneritetesh biznesi, duke përfshirë ‘GAP’, ‘Balenciaga’ dhe ‘Adidas’. Disa ditë më parë iu mbyll edhe Akademia e tij “Donda”.