Veliaj inauguron shkollën në Fresk: 650 fëmijë do mësojnë në kushte moderne

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës në Fresk ‘Luan Hajdaraga’.

Veliaj tha se në këtë shkollë do të mësojnë rreth 650 fëmijë, në kushte të njëjta moderne si çdo fëmijë tjetër i Tiranës

Sakaq shtoi se në 4 vite, bashkia ka rindërtuar 40 shkolla.

“Dua t’i falënderoj të gjithë banorët për durimin. E di që betonieret hyjnë e dalin te Fresku, hyjnë e dalin te Teleferiku, janë një stres i madh për ta. I kuptoj edhe ata që mundohen të përfitojnë pak politikisht dhe thonë ‘na mbyti kjo, na mbyti ajo’. Dua t’ju kujtoj se shumica e lejeve të ndërtimit dhe shumica e punëve që ndodhin në Tiranë, nuk janë punë të privatit, por janë punët e bashkisë. Shkolla “Sami Frashëri” bllokoi “Rrugën e Barrikadave” për 3 vjet, por ishte ndërtim i yni, ishin betonierët e bashkisë, sepse donim që fëmijët të kishin një super shkollë aty. E njëjta ka ndodhur me shumë prej këtyre komuniteteve, sidomos ndërtimet në lagjen “5Maji” dhe në Kombinat. Pjesa më e madhe e mjeteve që lëvizin, dhe me të drejtë na stresojnë sadopak, janë tonat, janë kantiere të bashkisë, leje për pallatet që po ndërton bashkia për të strehuar familjet e tërmetit, sepse nuk mund të humbasim më shumë kohë me ritmin e atyre që në 4 vite nuk bënë asnjë shkollë, kurse ne mund të themi se në 4 vite bëmë 40 shkolla”, tha ai.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *