Emri/ Kapet 21-vjeçari në Korçë i dënuar me 3 vite burg

Një 21-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ishte në kërkim kombëtar.

Shtetasi Melinor Pinderi është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftim i policisë:

Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas në kërkim, të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Melinor Pinderi, 21 vjeç, banues në fshatin Vinçan, Korçë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 14.12.2021, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ndalimin e shtetasit në kërkim F. R., 27 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 02.12.2019, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale  “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *