Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi shifra alarmante mbi rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri. Sipas tij kërkesa është rritur me rreth 40- 50 përqind, dhe të rrezikuarit kryesor janë shkollat, por edhe administrata publike shqiptare.
Sipas tij ‘është rritur shumë numri i përdoruesve që arrestohen, nga 17 deri në 21 vjeç’, sepse sipas tij ata nuk e projektojnë veten për të qenë shpërndarës, por ngelen debitorë. Por një rrezik nuk është vetëm për shkollat, por dhe për administratën publike shqiptare. Sipas profesorit të kriminalistikës Ervin Karamuço, ‘edhe administrata publike shqiptare është e prekur nga droga, dhe duhet të testohet në mënyrë të rregullt, siç ndodh në SHBA apo në vende të tjera perëndimore. Për ekspertin e kriminalistikës Karamuço ‘në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt. Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile’, tha Karamuço.
Sipas tij deri tani kemi pasur rregulloret institucionale për mos përdorimin e alkolit, megjithëse alkoli vazhdon që të përdoret nëpër institucionet publike, por tani kemi arritur në një nivel më të lartë, drogërat janë bërë një shqetësim./abc