Një trend i fundit në TikTok po i inkurajon njerëzit që të ‘përqafojnë’ grimin që duket sikur kemi qarë, me sytë e përlotur dhe hundën e skuqur.
Në një video me mbi 500 mijë pëlqime dhe miliona shikime, tiktok-erja Zoe Kim Kenealy ofron një tutorial për të arritur crying makeup, pra një lloj grimi ku dukemi sikur sapo kemi përfunduar së qari.
“Dua të dukem sikur jam duke qarë gjatë gjithë kohës”,- komentoi një person. “Ndihem shumë e bukur pasi qaj”,- ka shkruar një tjetër. “Nuk e përcaktoj dot nëse ndikojnë qerpikët e gjatë apo hunda e kuqe.”
Zoe tha për Guardian se u frumëzua nga dy tendencat e grimit të Azisë Lindore: Douyin dhe Ulzzang. Të dy trendet përfshijnë shumë blush, shkëlqim dhe nxjerrin në pah sytë për të krijuar një pamje të pafajshme, fëmijërore.