Mbledhja e Komisionit të Edukimit ku po zhvillohet seanca dëgjimore me rektorët e Universiteteve të rretheve është shoqëruar me debate.
Në momentin që deputeti Eduart Ndreca mbaroi fjalën e tij deputeti i PS Ilir Topi ka kërkuar mbylljen e mbledhjes. Kjo ka hasur në kundërshtinë e fortë të drejtueses së Komisionit Flutura Açka e cila i kërkoi deputetit të PS se nëse ndihet i lodhur mund të iki pasi nuk e vendos ai se kur mbaron mbledhja duke qenë se të gjithë kanë të drejtën e fjalës.
Në seancë ishte Rektorja e Universitetit të Shkodrës Suzana Golemi dhe ai i Elbasanit Skënder Topi. Gjithçka u sqarua dhe duket se “konflikti” përfundoi shpejt. Komisioni është mbledhur prej më shumë se 3 orësh, më parë në komision ishte dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.
Pjesë nga debati:
Eduart Ndreca: Ju jeni në bazë. A keni menduar se si mund të shpëtohet dega e mësuesisë. Mësues me cilësi të dobët përkthehet me negativitet për brezat e ardhshëm. Ju keni menduar diçka.
Flutura Açka: Zoti Topi ka qenë shumë i ndjeshëm dhe kur kemi shkuar në rektorate.
Eduart Ndreca: Duke i kujtuar ndjesë profesorit…
Deputeti i PS Ilir Topi: Të fillojë diskutimi nga e para nuk është korrekte.
Skënder Topi: 30 sekonda…
Deputeti i PS Ilir Topi: Foli kryetarja, foli nënkryetari mbyllet.
Flurura Açka: Se kur mbyllet diskutimi atë e di unë nëse jeni i lodhur mund të ikni. Zotëri se kur mbyllet diskutimi kjo është çështje tjetër. Zoti Ndreca ka të drejtë të bëjë pyetjen, zoti Topi të përgjigjet. Kush ndjehet i bezdisur derën e ka të hapur.
Anëtarët flasin nga vendi pa mikrofon, nuk dëgjohen.
Skënder Topi: Profesor Ndreca duke qenë se vjen nga fusha akademike është i ndjeshëm në këto tema por pyetjet duhet të ja bënte ministres dhe eksperteve të arsimit. Profesor Ndreca po më dëgjon. Ka një mekanizëm për futjen në mësuesi…
Në fund të seancës është votuar edhe projektbuxheti i vitit 2023.