Nuk iu gjetën probleme, konfirmohet në detyrë prokurorja Edina Kurti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 1 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit, Edina Kurti. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 28 tetor, Kurti dha shpjegime për burimet dhe pamundësitë financiare për dy apartamente dhe një automjet. Po ashtu, ajo dha shpjegime edhe për gjetjet në disa çështje profesionale. Subjekti u shpreh se kishte vërtetuar të kundërtën e barrës së provës.

Edina Kurti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si oficere e policisë gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2012 dhe pasi e ushtroi funksionin për afro një dekadë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, së fundmi është transferuar në atë të Durrësit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *