Një aksident i rëndë ndodhi gjatë ditës së sotme në fshatin Bestrovë të Vlorës, ku një makinë ka goditur një çift turistësh francezë të cilët po lëviznin me biçikletë, ku sipër pasojë ka humbur jetën gruaja.
U mësua se bashkëshorti i viktimës, Fabris Marsac, është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë bëhet me dije se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është Kristi Dano.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi M. F., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas dy turistë, ndërron jetë njëri prej tyre