Tjetër aksident në Vlorë/ Makina përplaset me furgonin, plagoset një grua

Pas aksidentit të ndodhur në mesditën e sotme, një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Automjeti, një furgon mallrash, ka aksidentuar një grua, e cila është transportuar për në spital.

U mësua se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë, mjeti furgon me drejtues shtetasin K. D., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., 47 vjeçe banuese në fshatin Armen, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *