Nëna e “përdhunuesit me tatuazh” në Paleo Faliro ndihmoi autoritetet në arrestimin e djalit të saj i arratisur në Shqipëri pas tentativës për përdhunim të një vajze të re dhe përdhunimit të një 38-vjeçareje. Pas arrestimit të Spartak Dyrmishi, ajo ka folur drejtpërdrejt në emisionin ‘T-live’ të Alpha-s dhe ka treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur.
“I thashë motrës sime që jeton në Shqipëri t’ia jepte çelësin e shtëpisë policisë shqiptare. Kur shkuan në shtëpi me një vinç, u përpoqën ta arrestonin, por djali im theu grilen dhe u arratis. Iku! U tha që do vishte rrobat, por i gënjeu. Shkoi në garazhin e një shoku që të fshihej, ndërsa ky i fundit mori policinë dhe kështu e kanë kapur, u shpreh nëna e të arrestuarit.
“Në mëngjesin e asaj nate më 23/10 po pyesja djalin se ku ishte dhe ai më rrahu. Më duhej të thërrisja për ndihmë, askush nuk u përgjigj dhe ai më tërhoqi përsëri për të më rrahur. Ai më ka goditur shumë herë. Nuk e dija numrin për të thirrur policinë”, shtoi nëna e 45-vjeçarit, e cila kërkoi falje publike për djalin e saj.