Porto lë jashtë Europës Atletico Madrid-in, Los Colchoneros zhgënjejnë totalisht në Champions League

Porto ia ka dalë të mposhttë Atletico Madrid me rezultatin 2-1, në ndeshjen e fundit të grupeve të Champions League.

Spanjollët me këtë rezultat renditen në vendin e fundit të grupit, duke humbur edhe mundësinë e të luajturit në Europa League.

Aksion model i portugezëve që në minutën e katërt. Tiki-Taka përfundon në mënyrën më të mirë të mundshme, Evanilson futi në zonë një top nga krahët, ndërsa për iranianin Taremi ishte e thjeshtë të realizonte, me portën e boshatisur.

Goli i dytë do vinte në mesin e pjesës së parë, falë Eustaquio S.

Në disavantzh të dyfishtë, Los Colchoneros e patën mjaft të vështirë për të reaguar, sidomos ndaj një rivali të tillë.

Në minutën e 69-të “tund rrjetën” Griezmann por goli i tij anulohet për faull.Goli i Savic në fund vlen vetëm për statistikë,  Porto mban përfundimisht vendin e parë me 12 pikë.

Në ndeshjen tjetër mes Leverkusen dhe Brugge nuk pati gola. “Aspirinat” shkojnë në Ligën e Europës, ndërsa Brugge vazhdon tutje si vend i dytë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *