Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se stërvitja ushtarake “Defender Europe 2021”, do të vazhdojë edhe javët e ardhshme. Përmes një postimi në ‘Facebook’, janë publikuar imazhe nga stërvitja.
Ambasada e SHBA shprehet se, stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore.
“ThrowbackThursday Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore.
Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “DefenderEurope 21” do të vazhdojë përgjatë dy javëve te ardhshme. Shikoni disa fotografi të papublikuara nga aktivitetet e këtij muaji”,- shkruhet në postimin e ambasadës.