Ish-kryeministri mund të marrë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë dhe për të nxjerrë vendin nga një ngërç tre-vjeçar
Sondazhet në Izrael pas votimit tregojnë se ish-kryeministri Benjamin Netanyahu dhe aleatët e tij mund të kenë fituar mjaft vende për t’u kthyer në pushtet pas tre vjet e gjysmë ngërçi politik. Sondazhet nga tre transmetues kryesorë izraelitë tregojnë se Netanyahu dhe aleatët e tij kanë fituar shumicën e 61 vendeve në parlament që nevojiten për të formuar një qeveri të re.
Fronti i Netanyahut do të kishte 61 vende (62 sipas disa stacioneve televizive) në Knesset nga 120, ai i Lapidit 55, Hadash taal 4. Ky është rezultati i zgjedhjeve në Izrael sipas sondazheve të para exit të publikuara nga mediat që konfirmojnë Likud-in e Netanyahut në vendin e parë me 30 dhe Lapidin e dytin me 24.