Këtë të mërkurë, dollari amerikan është blerë me 118.5 lekë dhe është shitur me 119.9 lekë sipas kursit të këmbimit, duke pësuar një rritje të lehtë me ditët që lamë pas.
Sakaq monedha evropiane Euro blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.2, duke treguar qëndrueshmëri.
Rënie të lehtë ka pësuar dhe paundi britanik, i cili sot blihet me 135.8 lekë dhe shitet me 137 lekë.
Ndërsa franga zvicerane ka pësuar rritje, teksa blihet këtë të mërkurë me 118.2 lekë dhe shitet me 119.4 lekë.