Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që të mblidhet me deputetët në degën numër 7 të Partisë Demokratike në Tiranë.
Me anë të një njoftimi, mësohet se në takimin e sotëm priten diskutime në lidhje me vendimet që do të merren prej tyre për bashkimin ose jo me PD-në zyrtare, të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
Njoftimi:
“Nesër, datë 2 Nëntor, ora 18:00; në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 (përballë Mondialit), do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, me rend dite: Diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e mëposhtëm të Grupit Parlamentar të PD.”
Kujtojmë se ditën e djeshme, në një deklaratë zyrtare, Enkelejd Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Sali Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës.