Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit dhe dorëzimit tek autoritetet në Greqi të shqiptarit përdhunues serial, Spartak Dyrmishi, i arrestuar në Vlorë.
Mediat greke raportojnë se përdhunuesi i dyshuar mbante veshur një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën teksa mbërriti në Greqi nga kufiri shqiptar, ndërsa tatuazhi në krahun e tij të majtë ishte i dukshëm.
45-vjeçari shqiptar, akuzohet se ka përdhunuar një 38-vjeçare greke dhe tentoi të abuzonte me një tjetër.
Sipas mediave greke, babai i dy vajzave ka pranuar akuzat por, edhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Falironin të Vjetër. Sipas deklaratës së tij për policinë greke, 45-vjeçari ka kaluar kufirin greko-shqiptar nga Kakavia me një taksi që kishte marrë nga Athina.
Prej aty ai u nis për në Vlorë ku kërkoi strehim në banesën e nënës së tij në vendlindje. 45-vjeçari kishte me vete pak ushqim që mund ta mbante për disa ditë, element që i çon autoritetet në përfundimin se ai do të fshihej derisa çështja më pas të largohej në një nga shtetet europiane.
Protothema shkruan se në Shqipëri ai ka qëndruar në disa vende të ndryshme si dhe në shtëpinë e një të afërmi. Mirëpo, kur ata që e pritën e kuptuan arsyen e zhdukjes së tij nga Greqia, e rrahën dhe, siç tha ai në polici, beson se kanë qenë edhe ata që e kanë “dorëzuar” tek autoritetet.
Në dëshminë që ka dhënë para efektivëve të Athinës, shqiptari pretendon se nuk ka sulmuar një tjetër grua dhe se nuk është faji i tij por, se ka vepruar nën efektin e kokainës dhe birrave që ka pirë ditën e përdhunimit të një femre në Paleo Faliro dhe tentimit për abuzim me nje tjeter.
“Doja patjetër të bëja seks”, ka thënë ai.
Sipas mediave fqinje, dyshohet se 45-vjeçari ka dëshmuar se “e kam bërë nën ndikimin e drogës. Doja të bëja seks”.
Më pas ai ka pohuar se pasi ka dhunuar vajzën në stacionin e autobusit në Paleo Faliro, ka shkuar në shtëpinë e tij. Ai e kuptoi se po e kërkonin kur pa tatuazhin e tij në TV.
“U nisa për në Shqipëri sapo e pashë”, shtoi ai.