Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezërit Aldo dhe Klajdi Kodra të cilët dyshohen se plagosën me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
/Priza.al/