Është bërë i ditur qëndrimi i drejtuesve të Manchester United për forcimin e vijës sulmuese të skuadrës. Sipas Manchester Evening News, Djajtë e Kuq do të blejnë një sulmues të ri vetëm nëse portugezi Cristiano Ronaldo largohet nga skuadra.
Nëse sulmuesi 37-vjeçar vendos të qëndrojë në Old Trafford deri në fund të sezonit, atëherë do të presin deri në verë. Në fund të sezonit, Manchester United do të tentojë të nënshkruajë me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, i cili luan në Itali për Napolin.
Ronaldo po kalon një sezon katastrofik, duke shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshje në Premier Ligën angleze. Kontrata e tij me Man United skadon verën e ardhshme.