Fifi shpreh përmes këngës përjetimet e ‘BBV’: Kënaqen me dhimbjen time

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur Fifi, ka publikuar këngën më të re të titulluar “Vëmendje”. Nisur nga titulli, artistja lë të kuptohet se është një këngë që flet për atë që ka kaluar pas daljes nga “Big Brother VIP”. Si duket, ajo i referohet akuzave pas daljes nga shtëpia e famshme, se gjithçka e ka bërë për vëmendje.

Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BBV”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj. Mes të tjerash, këngëtarja shprehet se e kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.

“Spontanisht me qajt, krejt thonë drama queen. Parameno gabimisht me të rënë të fikët. Ke aktru, do vëmendje. E ka bo për vëmendje, për vëmendje…A është dikush atje që ka me më dasht, a është dikush jashtë me m’përqaf. Dikush po knaqet, me dhimbjen tem po knaqet”, thotë ajo gjatë këngës.

Fifi ka bërë një reagim pak kohë më parë në rrjetin social Instagram, ku ka shpërthyer keq ndaj ‘Top Channel’, pasi postuan momentin kur Fifi kërkoi largimin nga shtëpia pak përpara se t’i binte të fikët.

Mirëpo Fifi është ndjerë keq nga kjo gjë dhe për pasojë ka postuar disa video në Instastory. Ajo ka thënë se ka kërkuar disa herë të dalë nga shtëpia e BBV asokohe por nuk ka dalë dot “pasi këtë gjë e di produksioni”. Pas kësaj, “Top Channel” vendosi të fshijë promon nga Instagram-i. Videoja nuk gjendet asgjëkundi në rrjetet sociale.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *