Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi vendoste baste sportive në celular.
Shtetasit me iniciale B.A., i është sekuestruar steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, së bashku me aparatin celular.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Games” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– B. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në tabakinon që administronte, në Rrugën e Elbasanit, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Gjatë kontrollit në tabakino, u gjetën steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aparatin celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.