PD dhe PS dakortësohen për ndryshime në Kodin Rrugor, pritet heqja e postblloqeve policore në rrugë

Mazhoranca dhe opozitat janë dakortësuar për ndryshimin e Kodit Rrugor.

Të pranishëm në Konferencën e Kryetarëve kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputeti Enkelejd Alibeaj kanë shprehën vullnetin për të shqyrtuar me urgjencë një projektligj për ndryshimin e Kodit Rrugor, i cili parashikon heqjen e postblloqeve policore nëpër rrugët e Shqipërisë, përgjysmimin e gjobave të larta etj.

Balla: Në vijim të asaj që ngriti kryetrari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me një nismë të re të ardhur nga kryetari i grupit, duke qenë se edhe unë kam depozituar një nismë, nismat kanë të njëjtën objekt, pra Kodin Rrugor në Republikën e Shqipërisë, duke qenë se komisioni e ka shqyrtuar propozimin tim, sepse është para 4 muajsh dhe duke qenë se kanë të njëjtin objekt, do t’i kërkoja zotit Pëllumbi që në mënyrë të menjëhershme, siç e ka paracaktuar Rregullorja, nismat të bashkohen dhe të shqyrtohet me urgjencë edhe propozomi që vjen nga zoti Alibeaj. Ju dhe zoti Bushati keni të gjithë mandatin tonë që të negocioni për të gjetur zgjidhet e duhura mes propozimeve, sepse, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë rrugore në tërësi, natyrisht, edhe ndihmën për qytetarët shqiptarë për t’i shkurtuar procedurat burokratike në pajisjen me leje drejtimi.

Alibeaj: Sigurisht, jam dakord në thelb dhe kemi qenë dakord në thelb për iniciativën e sjellë, për krijimin e lehtësive për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit. Nëse e mbani mend, duhet t’jua kujtoj se gjatë kohës së pushimeve, në korrik pati vetëm një problem të Rregullores që nuk e lejonte shqyrtimin me shpejtësi të një ligji, që kërkon shumicë të cilësuar. Rregullorja e përcaktonte fare qartë, ndërkohë që edhe përfundonte sesioni i parlamentit dhe kjo ishte arsyeja. Në fakt, ne e kemi parë me shumë vëmendje, kemi paraqitur edhe amendamente, të cilat shkojnë në të njëjtën linjë dhe në të njëjtën gjatësi vale. Sigurisht, z. Bushati dhe të gjithë anëtarët e komisionit e kanë marrë porosinë për ta parë në linjë, që t’u shërbejë dhe t’u krijojë lehtësira sa më komode qytetarëve shqiptare jashtë dhe brenda. Kështu që është në dorën e kryetarit dhe të nënkryetarit që të procedojnë me shpejtësi brenda Rregullores. Ky është meraku që kemi pasur ne.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *