Ministri Roth: Shqipëria ka shënuar rritje, Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 2-ditore, ku në takime të ndryshme do të diskutojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Gjatë në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, Roth ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar arritje dhe është në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit në BE.

Ndër të tjera ministri gjerman shpreson që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur.

” Jam i lumtur të jem sot këtu për një shenjë solidariteti ndaj Ballkanit Perëndimor, por sidomos ndaj Shqipërisë. Ka disa kolegë që më thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, por unë i përgjigjem se BP nuk është oborr i pasëm por i brendshëm i Evropës. Ndaj është interesi strategjik i Bashkimit Evropian. Shumë prej jush janë të frustruar dhe në një farë mase të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian. Ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë dhe ne mund të themi, që Shqipëria ka shënuar arritje. Ndaj edhe ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur. Sigurisht që jemi në fillim të një rruge”, tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *