Vrau kolegun brenda Komisariatit/ Shtyhet seanca ndaj efektivit Ludjan Zaimit

Gjykata Penale e Tiranës ka shtyrë seancën ndaj Ludjan Zaimit, efektivi që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi në komisariatin nr 3.

Shkak për dështimin e seancës është bërë gjendja e rëndë shëndetësore e Zaimit, ku është vërtetuar edhe nga ekspertiza se ky i fundit vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Kujtojmë se 25-vjeçari e ka goditur Saliasin me të paktën 7 plumba pas disa debateve, gjatë momentit kur po ndërroheshin turnet.

I riu akuzohet për veprën penale  “vrasje të punonjësit të policisë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *