Një aksident i rëndë në Itali disa ditë më parë i mori jetën 4 personave të një familje shqiptare.
Mediat italiane raportojnë se nëna e cila humbi dy fëmijët e saj, motrën dhe nipin ka prekur me fjalët e saj në ceremoninë mortore të këtyre të fundit.
“Britmat e Anjeza Hysenit dëgjohen në të gjithë morgun. Janë fjalë që të prekin zemrën dhe shpirtin. Klithma që tregojnë se humbja e tre fëmijëve dhe nipit është një dhimbje që nuk mund as të imagjinohet”, shkruajnë mediat.
Viktimat janë Shane Hyseni, 22 vjeçe dhe djali i saj 2 vjeç, Mattias Lame, motra dhe vëllai i 22-vjecares, të identifikuar si Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç.
Sakaq theksojnë se gruaja shqiptare është shtruar në spital menjëherë pasi mori lajmin tragjik por ka dalë me kush pasi dëshironte të përcillte fëmijët e saj në morg.
Emrat/ Aksidenti me 4 viktima në Itali, në gjendje kritike dhe bashkëshorti i 22-vjeçares shqiptare