Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pritet të mbledhë sot Kryesinë.
Burime për median bëjnë me dije e mbledhja do të mbahet në orën 18:00, ku fokus i takimit do të jetë zgjedhjet vendore dhe çështjet që lidhen me zhvillimet brenda opozitës.
Mësohet se bisedimet do të jenë edhe për të dalë me kandidatë të përbashkët.
Nga ana tjetër, kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se për këto zgjedhje parësore do të jenë primaret ku të gjithë kandidatët do të dalin përmes këtij procesi.