Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi ka reaguar në lidhje me grevën e paralajmëruar, pas mos plotësimit të kërkesave.
Kovaçi tha se presidenti i vendit duhet t’i sigurojë jetën pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie.
Sakaq theksoi se pedagogët protestojnë për të mbrojtur arsimin.
“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve”, tha Kovaçi.