Ja çfarë duhet të keni parasysh sa herë që përdorni tualetet publike

Në të shumtën e rasteve ose gati gjithmonë, tualetet publike nuk janë të pastra, qoftë edhe në vendet që kanë higjenë shumë të mirë të ambientit. Pra, kur duhet të përdorim një banjo publike jemi përballë dy zgjedhjeve:

Ose ta mbajmë derisa të shkojmë në shtëpi ose t’i përdorim, por duke pasur parasysh faktin e lartëpërmendur, duhet të qëndrojmë në një mënyrë që të mos bëjmë kontakt me WC, në pozicionin e “squat”. Kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë e përkohshme, sa i përket pastërtisë, por mund t’ju shkaktojë probleme dytësore me kalimin e kohës.

1.Ju mund të jeni në rrezik të lartë për infeksione urinare.

Duke qëndruar në pozicion gjysmë të ulur (si në foton e mësipërme) teksa urinoni, muskujt e legenit tendosen rreth 40% dhe fshikëza nuk është plotësisht e relaksuar. Pra edhe kur t’ju duket sikur përfunduat, nuk keni mbaruar 100%. Urina e mbetur mund të krijojë baktere, që rrisin rrezikun e një infeksioni urinar të mundshëm.

2. Ju mund të përjetoni ndjesinë e nevojës gjithmonë për të urinuar.

Duke qenë se në fshikzën tuaj ka mbetur ende diçka që duhet çliruar kjo do t’ju vërë në rrezik të një rrjedhje aksidentale kur teshtitni, kërceni, qeshni ose kolliteni. Mund të irritojë gjithashtu pjesën e brendshme të fshikëzës, duke ju bërë të ndiheni sikur duhet të shkoni më urgjentisht ose më shpesh, gjë që është shumë e parehatshme.

3. Fshikëza juaj mund të bëhet më e dobët me kalimin e kohës.

Kur qëndron në një pozicion të tillë, nuk po i përdor muskujt e legenit në mënyrë natyrale. Pra, nëse e përdorni tualetin në këtë mënyrë shumë shpesh, në një farë mënyre po stërvitni muskujt tuaj që të mos pushojnë dhe pas shumë vitesh, fshikëza juaj mund të dobësohet.

4. Nëse duhet të lehtësoni veten, atëherë preferohet squat-i plotësisht në krahasim me gjysmë squat-in.

Kur nevoja për të urinuar nuk mund të presë asnjë sekondë më shumë, uluni në pozicion squat-i të plotë sepse është pozicion më relaksues për muskujt e legenit dhe fshikzën e urinës. Madje është pozicion më i mirë se sa ai i zakonshmi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *