Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka njoftuar se Këshilli i Mbikëqyrjes ka miratuar raportin 3 mujor të politikës monetare.
Sejko tha se Këshilli ka vendosur të risë me 0.5% normën bazë të interesit, atë të kredisë njëditor dhe depozitës.
Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje të mëtejshme në tremujorin e tretë. Ky inflacion regjistroi një vlerë mesatare prej 7.9% gjatë tremujorit, duke shfaqur dhe rritje progresive gjatë tij. Këshilli Mbikëqyrës vendosi:
të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75%;
të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.25% në nivelin 3.75%;
të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%”